I hapi llogari false në Tik Tok një vajze, procedohet 30-vjeçarja në Gjirokastër

I hapi llogari false në Tik Tok një vajze, procedohet 30-vjeçarja në Gjirokastër

13:07, 30/01/2024
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një shtetase e cila i kishte hapur llogari false në “Tik-Tok” një 34-vjeçareje duke publikuar materiale denigruese pa pëlqimin e saj.

Sipas policisë lokale specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Ç., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për t’i hapur asaj një llogari false, në rrjetin social “Tik Tok”.

Përpara disa ditësh një 24-vjeçare kërkoi ndihmën e policisë së Gjirokastrës ndërsa kishte konstatuar një adresë vetjake të çelur në rrjetin social “Instagram”, pa dijeninë e saj dhe ku publikoheshin materiale denigruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco