Shpërthimi me tritol në Lushnjë, banesa në pronësi të Arben Turkut

12:36, 25/12/2023
A+ Aa A-

Një sasi tritoli është hedhur në oborrin e një banesë në Lushnjë, për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale pasi prej disa kohësh aty nuk jetonte më askush.

Si pas informacioneve e njejta banesë ka rënë pre edhe e 2 atentateve të mëparshme me tritol, ngjarje të cilat kanë mbetur misterioze dhe pa autor.

Arben Turku rezulton që të jetë pronar i banesës i cili prej kohësh është emigrant në Angli.

Përpara se të regjistroheshin atentatet në banesë ka jetuar Altin Lamçe, një tregtar i cili rezulton pa asnjë precedent penal.

Syri Tv

Mëngjesi i kësaj të hëne gjen qytetarët e Lushnjës të tronditur për shkak të një shpërthimi me tritol.

Per here te trete shperthimi ka ndodhur ne nje banese ne lagjen 18 tetori. Më herët u regjistrua një shpërthim më daten 1 nentor 2022, me pas ne datën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2022 dhe prej kesaj nate ata qe jetonin ketu u larguan dhe nuk u kthyen me.

Ne banese jetonte Altin Lamçe, tregtar ne tregun fruta perimeve lushnje. Banesa eshte ne pronesi te nje tjeter shtetasi të identifikuar si Arben Turku, që rezulton se është kunati i tij, i cili eshte ne emigrim ne Angli.

informacioneve nga blutë e Lushnjës lenda plasese dyshohet se u hodh nga autori ne ecje nga rruga drejt oborrit te shtepise.

Për pasojë jane thyer xhamat dhe dyert e kesaj banese ndersa ne oborr eshte hapur nje grope e madhe.  

Ne banese nuk jeton me askush per shkak të atentateve me tritol të vendosura më herët.

Nje vit me pare  jetonin 5 persona, familja Lamçe.

Ky i fundit nuk rezulton te jete person me precedente penal. Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve, nderkohe po shihen edhe kamerat e banesave te lagjes.

Kujtojmë që pazbardhura dhe pa autor, mbeten edhe dy atentatet e mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco