VIDEO/ Furtuna e breshërit ‘zbardh’ Elbasanin, dëmton edhe automjetet

16:12, 25/05/2024
A+ Aa A-

Qyteti i Elbasanit është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Madhësia e kokrrave të breshrit sipas qytetarëve që i janë drejtuar A2 CNN ka shkaktuar edhe dëme në automjete.

Reshjet po ashtu kanë bërë që të vështirësohet lëvizja në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë.

Kushtet e këqija të motit duket se janë bërë shkak edhe për aksidente përgjatë autostradës. Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco