Kapen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, furgoni në itinerarin Shqipëri-Itali-Angli

Kapen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, furgoni në itinerarin Shqipëri-Itali-Angli

08:54, 25/05/2024
A+ Aa A-

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka kontrolluar një furgon me targa angleze që po dilte nga Shqipëria, pas dyshimeve se mund të përmbante sende të paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se në të ishin fshehur shtatë pako me kokainë.

Kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon, poshtë sediljes së shoferit dhe ishte paketuar në qese vakumi.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona: Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku droge.

Kompania që zotëron furgonin që u ndalua është “Bledi Trans”dhe transportonte pako për emigrantët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco