Librazhd, pas dhunës së bashkëshortit, gruaja tenton të vetëvritet, konsumon pesticide! Arrestohet bashkëshorti

Librazhd, pas dhunës së bashkëshortit, gruaja tenton të vetëvritet, konsumon pesticide! Arrestohet bashkëshorti

12:01, 25/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Librazhd.

Dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike të bashkëshortit, një grua ka konsumuar pesticide.

Pas ngjarjes, S. K., 43 vjeç ra në prangat e policisë dhe mbi të rëndon vepra penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e gruas, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco