Ende mister, vetëvrasja e polices 21-vjeçare në Tiranë

Ende mister, vetëvrasja e polices 21-vjeçare në Tiranë

08:11, 25/05/2024
A+ Aa A-

Një punonjëse policie pranë Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aldorjana loshi, ka vrarë veten dje në shtëpinë e saj në rrethana të panjohura, të cilat ende nuk dihen.

Policia e Shtetit njoftoi se “Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Policia ka marrë në pyetje të dashurin e saj si dhe njerëz të afër për të mësuar shkakun e tronditjes që e çoi në aktin ekstrem. I dashuri i saj ka thënë vetëm se nuk po mund të kontaktonte me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco