Policia publikon pamjet: U kapën 7 kg kokainë në portin e Durrësit, në pranga pronari dhe shoferi i furgonit Arjan Doçi, shoferi i furgonit dhe Mentor Çuni, pronari i furgonit.

Policia publikon pamjet: U kapën 7 kg kokainë në portin e Durrësit, në pranga pronari dhe shoferi i furgonit

09:49, 25/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit Pakot që u zhvillua në Portin e Durrësit, ku në një furgon u kapën 7 kg e 300 gr kokainë. Të arrestuar janë dy persona, shoferi dhe pronari i furgonit ku u gjet lënda narkotike, Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet: Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit.

Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë. Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit ku u gjet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë."

Fotot e operacionit:

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco