59-vjeçari kapet me armë në shtëpi, e kishte fshehur nën dyshek

59-vjeçari kapet me armë në shtëpi, e kishte fshehur nën dyshek

12:12, 21/12/2023
A+ Aa A-

Një 59-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë. Ai u kap me pistoletë, armë gjahu dhe municion luftarak të paligjshëm në shtëpi.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë, në banesën e tij, në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 5”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Th., 59 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak”, njoftoi policia.

Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga policia, 59-vjeçari e kishte fshehur nën dyshek pistoletën. Ajo dhe arma tjetër janë sekuestruar nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco