Dosjet e sigurimit, Sula: Të përndjekurit politikë ndihen të keqtrajtuar nga shkrimi i historisë

Dosjet e sigurimit, Sula: Të përndjekurit politikë ndihen të keqtrajtuar nga shkrimi i historisë

08:50, 21/12/2023
A+ Aa A-

Drejtoresha e AIDSSH, Genta Sula e ftuar në emisionin ''Ora e Betit’’ u shpreh se dosjet e sigurimit të shtetit kanë interes shumë të lartë në publik dhe se të përndjekurit politikë ndihen të keqtrajtuar nga shkrimi i historisë. 

Genta Sula: Duket sikur është një gjë që nuk i përket fëmijëve sepse ka të bëjë me shërbime sekrete, me krime e tortura.

Por në fakt këto dy ditë ne u bëmë bashkë me këshillin e Europës, me observatorin e historisë që është në Strasburg dhe morëm praktikat më të mira të zyrave sic janë si ne si autoriteti i dosjeve në disa vende të Lindjes.

Dhe atë që konkluduam të gjithë bashkë ishte që pikërisht dosjet e sigurimit të shtetit kanë interes shumë të lartë në publik dhe ne këtë e kemi dëshmuar.

Edhe për fëmijët sepse historia e komuizmit është akoma një histori personale për shumë nga fëmijët.

Të përndjekurit politikë ndihen të keqtrajtuar nga shkrimi i historisë së gjithë këtyre viteve.

Platforma solli praktikat më të mira si të përdoren këto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco