'Burgu ishte shndërruar në hotel'/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit

'Burgu ishte shndërruar në hotel'/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit

17:13, 19/12/2023
A+ Aa A-

Një tjetër dëshmi e dhënë nga drejtori I burgut të Peqinit është zbardhur.

Kamber Hoxha në dëshminë e tij pak ditë më parë është shprehur se burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel dhe se prej kohësh kishte dërguar shkresa për mosfunksionimin e sistemit të monitorimit.

“Prej disa kohesh kam dërguar shkresa për mos funksionimin e sistemit te monitorimit. Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shume mangësi në funksionim”, u shpreh drejtori i burgut të Peqinit.

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 11 zyrtarët e arrestuar pas ngjarjes në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri brenda burgut Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqën.

Ndërsa vetëm një punonjës policie është lënë në arrest shtëpie pasi ka një fëmijë të paralizuar.

Kujtojmë se Sokol Mjacaj vrau me armë të premten e 15 dhjetorit të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi shokun e tij të dhomës, Indrit Shaqja.

Për këtë ngjarje të rëndë në burgun e Sigurisë së Lartë janë ndaluar 12 punonjës policie, mes tyre edhe drejtori i burgut të Peqinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco