SYRI TV/ EPCA kërkon mbështetje për fermerët, Hysenaj: Kemi rënie me 40% të eksporteve

14:37, 19/12/2023
A+ Aa A-

Shoqata e Kultivuesve dhe Përpunuesve te Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare kërkon të investigohet mbështetja e qeverisë ndaj kompanive që operojnë në këtë sektor, teksa kërkojnë të subvencionohen direkt në llogaritë e tyre fermerët që operojnë të rregullt me fatura fiskale. Propozimet u bënë nga kreu i shoqatës Xhevit Hysenaj, i cili theksoi se ky sektor po haset me vështirësi për shkak të rënies së euros, çka është reflektuar edhe në rënien e ndjeshme me 40% të eksporteve.

Syri tv

Shoqata e Kultivuesve dhe Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare ngre dyshime për abuzime me fondet e qeverisë të dhëna ndaj kompanive të ndryshme që operojnë në këtë sektor. Në një konferencë për mediat, kryetari i kësaj shoqate Xhevit Hysenaj, kërkoi të investigohet mbështetja e qeverisë ndaj këtyre kompanive dhe propozoi ndryshimin e skemës duke subvencionuar fermerët që operojnë të rregullt me fatura fiskale.

Z. Hysenaj theksoi se ky sektor po haset me vështirësi për shkak të rënies së euros, çka është reflektuar edhe në rënien e ndjeshme të eksporteve.

Industria e Bimëve Aromatike Mjekësore kërkon mbështetjen e fermerëve direkt në llogaritë e tyre, duke kërkuar shmangien e abuzimeve.

Të vënë përballë mungesës së fuqisë punëtore dhe krizës ekonomike, Shoqata e Kultivuesve dhe Përpunuesve te Bimëve Aromatike Mjekësore kërkojnë mbështetje dhe trajtim dinjitoz nga qeveria, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit./Gaz: F. Çela, Op: M. Dervishi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco