SYRI TV/ Gjirokastër, turizmi në krizë për punëtorë

13:38, 19/12/2023
A+ Aa A-

Largimi i të rinjve nga qyteti, po krijon vakum të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit në Gjirokastër. Strukturat hoteliere ngrenë alarmin, se shërbimet për turistët rrezikojnë të mos jenë në cilësinë e duhur, për shkak të mungesës së punëtorëve të specializuar në këtë sektor.

Syri tv

Fluksi i turistëve që vizitojnë Gjirokastrën, duket se nuk e ka gjetur të përgatitur si duhet sektorin e shërbimeve në këtë qytet.

Bizneset hoteliere dhe restorante, janë duket u përballur me mungesë të fuqisë punëtore, e cila ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit ndaj turistëve.

Bizneset hoteliere shprehen se në mungesë të të rinjve dhe specialistëve, po detyrohen të punësojnë familjarë apo të moshuar, të cilët nuk janë të përgatitur të ofrojnë shërbime cilësore në këtë sektor.

Bizneset apelojnë që të ketë më shumë vëmendje te kualifikimi i fuqisë punëtore në sektorin e turizmit, me qëllim që ky sektor të mos cenohet për këto shkaqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco