Pogradecari ‘ankohet’ në polici: Më ka kërcënuar gruaja në celular

Pogradecari ‘ankohet’ në polici: Më ka kërcënuar gruaja në celular

15:17, 02/12/2023
A+ Aa A-

Polici e Pogradecit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 39-vjeçare pas kallëzimit penal nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit ka denoncuar në Polici se bashkëshortja e ka kanosur nëpërmjet celularit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasen F. K., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshortin e saj.” thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco