EMRI/ Arrestohet ‘Dajloku’, në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit të Ervin Matës

EMRI/ Arrestohet ‘Dajloku’, në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit të Ervin Matës

12:49, 02/12/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar një prej të shpallurve në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Dajloku”, ku u zbërthye një grup kriminal i trafikut të lëndëve narkotike pas deskriptimit të bisedave në aplikacionin “Sky ECC”, ku në krye të grupit dyshohet se qëndron Ervin Mata.

Bëhet fjalë për shtetasin Ismail Zeneli, i cili sipas burimeve të mediave është arrestuar ditën e martë në Spanjë. Në bisedat në “Ske ECC” ai njihej me nofkat “Daja-Dajloki-Transporter”.

Sipas SPAK, Ismail Zeneli kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine.  Por, si pjesë e këtij grupi kriminal, Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait të tij, Xhem Krasniqi ngjarje kjo e ndodhur në 18 Maj të vitit 2013, në qytetin e Kentit në Angli.

Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, shetasi Ismail Zeneli. Autor i dyshuar për këtë ngjarje ka qenë shtetasi shiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm si dhe në momentet e para është kërkuar nga policia e Sussex edhe vëllai i tij, Albert Nela.

Xhem Krasniqi, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria. Edhe Ismail Zeneli e kishte ndërruar emrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco