Detaje nga aksident i rëndë në aksin Laç-Patok, këmbësori u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës

Detaje nga aksident i rëndë në aksin Laç-Patok, këmbësori u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës

21:19, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku si pasojë një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.

Sipas policisë, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar.

Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco