'Tentativë vrasje, Tortura, Marrëdhënie Seksuale me Dhunë'/ Arrestohet për llogari të Italisë një person në Durrës

'Tentativë vrasje, Tortura, Marrëdhënie Seksuale me Dhunë'/ Arrestohet për llogari të Italisë një person në Durrës

12:42, 21/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 47 vjeçar i dënuar në Itali me 11 vite burgim.

Mësohet se i ndaluari është shtetasi Dashamir Koka i cili është dënuar për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Njoftimi:

Durrës

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar me mbi 11 vjet burgim, nga autoritetet gjyqësore në Milano, për 4 vepra të rënda penale kundër personit, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 47-vjeçari.

Ndalimi i 47-vjeçarit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albanian.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë, pa leje, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dashamir Koka, 47 vjeç.

Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali. Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco