SYRI TV/ Mjerim në familjen e Pjetër Markajt në Kurbin, kryefamiljari: Bashkëshortja është e sëmurë

12:22, 21/11/2023
A+ Aa A-

Katër anëtarë të familjes Markaj në Kurbin jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Bashkëshortja e kryefamiljarit Pjetër Markaj është invalide, ndërsa të ardhurat e kësaj familje janë ato të KEMP-it në shumën prej 6 mijë lekësh në muaj. Pjetër Markaj apelon për ndihmë.

Nga SYRI TV

Familja Markaj në Laҫ të Kurbinit e përbërë prej 4 perosnash jeton në kushte të mjerueshme ekonomike.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kryefamiljarja Valbona Markaj vuan nga probleme të shëndetit mendor e diagnostikuar me ҫrregullime të spektrit bipolar, ndërsa ndihma e vetme që merr është një pagesë prej 6 mijë lekësh në muaj.

Kryefjamiljari Pjeter Markaj shprehet se kushtet janë shumë të mjerueshme dhe 6 mijë lek për këtë familje janë një tallje e shtetit me to.

Markaj apelon për ndihmë nga institucionet përgjegjëse, pasi ndodh që bashkëshortja e tij bëhet agresive dhe është e pavetëdijshme për veprimet që kryen.

Apeli i tyre i drejtohet çdokujt që ka mundësi për t’u ardhur në ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco