EMRI/ U aksidentua mbrëmjen e djeshme me motorr, ky është këshilltari bashkiak i Rrogozhinës që humbi jetën

EMRI/ U aksidentua mbrëmjen e djeshme me motorr, ky është këshilltari bashkiak i Rrogozhinës që humbi jetën

17:42, 17/11/2023
A+ Aa A-

Bajazit Thaçi, 28-vjeç ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor ‘Gosë-Vilë Bashtovë’ në Kavajë.

Thaçi ishte anëtar i Këshillit bashkiak në Rrogozhinë.

Me një reagim zyrtar Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

‘Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë’- shkruan Këshilli Bashkiak.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe. Benz-i doli nga rruga duke i marrë jetën 28 vjeçarit. 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco