SYRI TV/ GJKKO lë në burg Behar Bajrin, u ekstradua nga Franca me kërkesë të SPAK

17:26, 17/11/2023
A+ Aa A-

Asnjë surprizë për Behar Bajrin, të sapo ekstraduar nga Franca për llogari të drejtësisë shqiptare. Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg për 43-vjeçarin shkodranë të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

SYRI TV

Pas ekstradimit nga Franca në Shqipëri, Behar Bajri doli para Gjykatës së Posaçme të premten ku u njoh me masën arrest në burg. Togat e zeza rikonfirmuan masën e marrë në mungesë ndaj të shumëkërkuarit të drejtësisë, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në seancë organi i akuzës u përfaqësua nga Altin Dumani dhe Arben Kraja, teksa gjyqtarja Atalanta Zeqiraj teksa vendosi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura. Bajri raportohet të mos ketë dhënë deklarime teksa akuzohet për një sërë veprash penale, nga grup i strukturuar kriminal, vrasje me paramendim e krijim kushtesh e mjetesh për të kryer vrasje. Franca ku u arrestua 43-vjeçari miratoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradim teksa mbërritja e tij në Shqipëri u bë përmes aeroportit të Rinasit me avion të dedikuar për çështje sigurie. SKAY EÇ dhe encro Chat të zbërthyer nga francezët dhe belgët ishin platformat e komunikimit që ‘fundosën’ të paktën 14 anëtarë të një grupi kriminal që vepronte kryesisht në Shkodër. Behar Bajri akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të Ervis Martinaj, sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit. Këto plane I përkisnin periudhës pas daljes së Behar Bajrit nga burgu me firmë e mbështetje të prokurorit Xhevahir Lita, i arrestuar pasi dyshohet se mori 30 mijë euro për këtë nder. Vetëm plani i vrasjess ë Boriçit funksionoi nga emrat e mësipërm. Tashmë në qeli ndodhen biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi I Policisë Operacionale Oltion Bistri, kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, drejtuesi i Policisë Ardit Hasanbegaj, Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Ndërkohë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco