Direkt pas ekstradimit nga Franca, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajrin

Direkt pas ekstradimit nga Franca, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajrin

15:02, 17/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në  burg Behar Bajrin që sipas prokurorisë akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Kraja që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese arrest në burg.

Bajri u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe Francës. Ai u ekstradua një ditë më parë me masa të forta sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco