Dibër, tenton të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij, ndalohet në momentin e fundit nga policia

Dibër, tenton të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij, ndalohet në momentin e fundit nga policia

11:15, 17/11/2023
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobta në fshatin Selishtë, Dibër.

Autori i dyshuar raportohet se e ka goditur në pjesën e fytyrës 54-vjeçarin me iniciale A.K., duke i shkaktuar dëmtime. Por pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti

Ndërkohë është vendosur në pranga autori i ngjarjes, 55-vjeçari me iniciale I.C.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes 2 shtetasve. Tentoi të vriste me mjet prerës (gërshërë hekuri), bashkëfshatarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.  Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari,  për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco