Farsa/ Mbyllen aplikimet, 26 konkurrentë për drejtues të AMP. Në fund vendos Balla

Farsa/ Mbyllen aplikimet, 26 konkurrentë për drejtues të AMP. Në fund vendos Balla

11:55, 09/11/2023
A+ Aa A-

Pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga agjencia e mbikëqyrjes Policore, ministria e brendshme ka mbyllur aplikimet për të cilën i ka hapur që prej 25 tetorit.

Në adresë të ministrisë së brendshme janë depozituar 26 aplikime. Këto drejtues policie e kanë dorëzuar aplikimin e tyre ku fillimisht i janë dhënë disa kritere për të cilën ministria e brendshme i publikuar pak javë më parë.

Përveç kërkesave të përgjithshëm aplikuesit janë ndeshur edhe dy kritere të veçanta. E para duhet që aplikuesi që synon të jetë drejtuesi i AMP të ketë shërbyer në polici apo sistemin e drejtësisë për një periudhe jo më pak se 10-vjeçare. Dhe pika e dytë ishte që të nënshtrohet apo të këtë kaluar Vettingun.

Pasi janë administruar 26 aplikime, këtë moment ngrihet një grup pune i posaçëm për vlerësimin e kritereve ligjore të kandidateve deri në krijimin e një short liste që në fund do ti paraqitet Ministrit Taulant Balla.

Pas kësaj ministri propozon emrin e kandidatit për Drejtor të agjencisë te Kryeministri siç e përcakton edhe legjislacioni për AMP.

Këtë detyre deri më datën 23 tetor 2023 e mbante Ardi Veliu për të cilën tha dorëheqjen. Në njoftimin e bërë nga ministri Balla thuhet se ai do të mbaje një tjetër detyrë të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco