I mbuluar me gjak e baltë, u rikthye në jetë pas 40 minutash terapi intensive/ Foshnja e braktisur në gjendje tepër të rëndë

I mbuluar me gjak e baltë, u rikthye në jetë pas 40 minutash terapi intensive/ Foshnja e braktisur në gjendje tepër të rëndë

20:41, 08/11/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me foshnjën që u gjet e braktisur në një garazh në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Nga relacioni zyrtar i spitalit ‘Koço Gliozheni’, mësohet se foshnja i përket gjinisë mashkullore dhe është paraqitur në spital në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete.

Mësohet se në momentin e ardhjes në reanimacion foshnjës së mbuluar me gjak e baltë, i është konstatuar hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.

Sakaq, raportohet se atij iu bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë, ndërsa ende mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Informacioni nga Maternitetit ‘Koço Gliozheni’:

Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.

Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).

Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.

U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.

Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco