Foshnja e braktisur, në gjendje të rëndë/ Nëna e lindi te divani i garazhit

Foshnja e braktisur, në gjendje të rëndë/ Nëna e lindi te divani i garazhit

18:39, 08/11/2023
A+ Aa A-

Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike dhe është vendosur në oksigjen.

SYRI TV raporton se lindja ka ndodhur pikërisht në divanin që ishte në bodrum.

Kamera e sigurisë nga jashtë kanë kapur edhe gruan që dyshohet, por pamjet nuk janë të qarta. Megjithatë të njëjtat burime zbulojnë se janë pranë gjetjes së nënës që e braktisi.

Kujtojmë që denoncimi për foshnjën e braktisur ka ardhur nga një qytetar, i cili ka qenë në garazh duke pirë cigare. Ai ka parë që në një cep ishte një foshnjë e mbuluar, por nuk e ka verifikuar nëse ishte në jete apo ajo. Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën e ka transportuar në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco