Lezhë: I vihen prangat gjimnazistit që goditi mësuesen, të pranishëm prindi, psikologu e avokati Foto e fillimit te vitit arsimor

Lezhë: I vihen prangat gjimnazistit që goditi mësuesen, të pranishëm prindi, psikologu e avokati

14:05, 25/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës njoftoi se ka arrestuar sot një gjimnazist 16-vjeçar, G.P. për dhunën që ka ushtruar kundër mësueses së tij.  Mbi nxënësin rëndojnë dy akuza: “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia sqaroi se: "Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me karrige, mësuesen M. P, ju informojmë se në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Lezhë bënë arrestimin e shtetasit G.P, 16 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco