Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më pare…

I dënuar në mungesë për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar në mungesë për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

10:56, 25/04/2024
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Fjodor Berati ishte i shpallur në kërkim , pasi:

-Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 10.04.2019, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ambient publik dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-Gjykata e Kukësit, me vendimin e datës 05.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco