Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

21:26, 04/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Si pasojë mjeti ka rënë në lumin Lana, dhe ka humbur jetën shoferit me inicialet Xh. H.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco