SYRI TV/ Burri godet gruan me thikë pas një debati për motive xhelozie

15:03, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e Porcelanit në Tiranë. Jakup Shahu, 52 vjeç një emër i njohur për policinë ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeç e cila është në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie ndërsa kanë qenë komshinjtë ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar kërkesat e vazhdueshme të gruas për ndihmë. Policia ka arrestuar Jakup Shahun i cili kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar 13 vite për një vrasje.

SYRI TV

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02.15, në katin e pestë të një apartamenti pranë xhamisë Xhura në zonën e Porcelanit. 52-vjeçari Jakup Shahu ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeç, pas një konflikti verbal. Shkaku i konfliktit ka qenë xhelozia që Shahu kishte ndaj bashkëshortes së tij. Pas aktit të rëndë 52-vjeçari ka ikur nga banesa ndërkohë 46-vjeçarja ka dalë korridorin e përbashkët të pallatit duke kërkuar ndihmën e komshinjve. Kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, e cila ka dërguar gruan në spital dhe ka arrestuar 52-vjeçarin Jakup Shahu në tentativë për t’u larguar. Ai do të përballet me akuzën ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë’. Gruaja ka marrë dëmtime të shumta në qafë, bark dhe në krah duke qenë në rrezik serioz për jetën. Fqinjët jashtë kamerave thanë së çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme pasi sipas tyre Jakup Shahu ishte një njeri agresiv dhe xheloz. Burime nga policia kanë konfirmuar për Syri Televizion se 52-vjeçari është arrestuar 3 muaj më parë për dhunë në familje por është lënë i lirë nga gjykata. Jakup Shahu është një emër i njohur për uniformat blu dhe për ngjarje të tjera. Në vitin 2011, ai ka vrarë më armë zjarri shtetasin Arjan Mejdani. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Selitës dhe sipas raportimeve të kohës motivi ka qenë po për shkaqe xhelozie. 52-vjeçari për ngjarjen në fjalë u dënua me 13 vite burg dhe kishte disa muaj që kishte shlyer dënimin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco