Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendimi, PD një 'vulë' për bashkimin

‘Shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale’

‘Shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale’

10:19, 20/05/2024
A+ Aa A-

Nga Anila Hoxha

Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikantë, ish-deputetë dhe shefa policie, kthej kokën pas tek raportimet e mia.

Jo shumë larg në kohë, në emisionin Exclusive investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqiperi. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast se nisnin hetimet për ta identifikuar, pra për të mos e vrarë kush) e filmova me një kapuç ngjyrë mavi. Ai sa kishte dalë nga burgu dhe duke më rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës, mes të tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar” .

Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”.

Më vonë kokaina u vodh edhe në periferi të Tiranës. U tha se ndër të dyshuarit ishte edhe një oficer i RENEA-s. Disa e ekspozuan si biznesmen.

Gjatë 2018 - 2019 - 2020 … Policia e prokuroria?

Mbanin sekret nga gazetarët, por u jepnin informacion në kohë rekord kriminelëve, për targat, kë shoqërojnë, a ka gjurmë nga hedhja në erë e një shtetasi për të cilin shprehen “do ta dërgojmë në fluturim”, e të tjera. 

Ka shumë të tjerë që nuk duhet ta mbajnë një minutë uniformën e shenjtë të policit.

Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznesmenë, gjasme punonjës institucionesh.

Vetëm kjo e kthen besimin në ligj dhe në shtet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco