Skema piramidale e kredive me dëm 7 milion euro, caktohen 9 masa sigurie dhe 5 ‘arreste në burg’

16:40, 23/05/2024
A+ Aa A-

Nëntë masa sigurie janë firmosur nga gjykata e Tiranës nga të cilat pesë arrest në burg, për mashtrimin e qytetarëve përmes skemave piramidale të kredive.

Vlera e dëmit është mbi 7 milionë euro, ndërsa e gjitha bëhej përmes aktivitetit të licencuar nga Banka e Shqipërisë.

Përmbaruesit dhe subjektet e mikro kredive blinin kreditë e këqija dhe detyronin qytetarët të merrnin kredi të reja për të shlyer të vjetrat, teksa shifrat fryheshin deri aty se evidentohen raste, ku janë sekuestruar dhjetra pasuri e vlera mbi 500 fishin e detyrimit financiar që kishin.

1 – Aldo Daka “Arrest në burg”

2 – Albert Gega “Arrest në burg”

3 – Edmond Mato “Arrest në burg”

4 – Arben Meskuti “Arrest në burg”

Në masën e arrestit në shtëpi janë lënë:

1 – Jorsida Dervishi ‘Arrest në shtëpi’

2 – Alketa Tanushi  “Arrest në shtëpi”

3 – Kejda Seferi “Arrest në shtëpi”

4– Elda Ibro ‘Arrest në shtëpi’

Ndërsa në kërkim është shpallur Alban Kote . Shumica e emrave të mësipërm janë pronar të shoqërive përmbarimore ose administrator të subjekteve

Subjektet mashtruese:

1- Micro Credit Albania
2- ADCA
3- SHP Zig
4- FS
5- FLASH

Këto subjekte ishin të licensuara nga Banka e Shqipërisë, e pavarësisht kësaj, në dosjen e Prokurorisë nuk evidentohet se kush është përgjegjësi i lejimit të ushtrimit të një aktiviteti me pasoja kaq të rënda në xhepat e qytetarëve. 

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Këto të fundit, për shkak të mospagesave, kalonin dosjet në gjykatës dhe kjo e fundit caktonte përmbaruesit. Menjëherë vishen në lëvizje këta të fundit dhe subjektet e mikro kredive, ku arrin deri në bllokim pagash, sekuestrim tokash e makinash deri në vlerë sa 500 fishi i detyrimit financiar në banka.

Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. Nga këtu, përmes skemave që nuk deklaroheshin në institucione, i çonin debitorët drejt borxheve të papërballueshme, ku në total dëmi arrin në rreth 7.3 milionë euro.

Shtetasi  I.Dylgjeri ka marrë një kredi në shumën 700 mijë lekë të reja ndërsa rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Vendosja e sekuestrove konservative është një nga rastet tipike ku dosja përmbarimore e subjektit “STAR”,  kur për detyrimin e papërmbushur prej  347 958 lekë duke përdorur këtë strategji, arrihet që një qytetari ti sekuestrohen 14 pasuri me mijëra m2 në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco