FOTO/ Aksident i rëndë në Dardhë, plagosen burrë e grua

FOTO/ Aksident i rëndë në Dardhë, plagosen burrë e grua

14:00, 23/05/2024
A+ Aa A-

Aksident i rëndë në fshatin e Dardhës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip xhip ka dalë nga rruga. Në mjet dyshohet se kanë qenë 2 persona, një burrë e një grua, ndërsa kanë marrë dëmtime.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore dyshohet se është gruaja.

Ambulanca dhe policia në vendin e ngjarjes, kanë nxjerrë personat e dëmtuar duke i transportuar drejt spitalit të Korçës.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 13:35, në aksin rrugor "Korçë-Dardhë", pranë pistës së skive, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. 

Për pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., pasagjere në mjet, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. 

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco