VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 24-vjeçari me dy emra

09:53, 20/06/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit bëri me dije se ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës për prodhim dhe shitje narkotikësh.

SYRI TV raporton se bëhet fjalë për 24-vjeçarin Armando Bushi alias Armarildo Rama.

NJOFTIMI ZYRTAR

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 10”.  

I akuzuar nga Gjykata e Tiranës, për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet në Durrës dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A. B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë. 

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco