Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

Eksperti: Balla, qesharak! Mundësitë e ekstradimit të Durim Bamit janë zero

10:06, 20/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte Artan Rexhepi, ekspert kriminalistike.

Ai ka komentuar gjendjen e kriminalitetit në vend dhe mundësitë për ekstradimin e të shumëkërkuarit Durim Bami nga Dubai.

Artan Rexhepi: Në raport me Shqipërinë, njerëzit e botës së krimit gjejnë strehë në Dubai për shkak të kushteve që ka krijuar Dubai. D.m.th me legjislacionet  e veta dhe me vështirësitë e ekstradimit. Këto kushte nuk krijohen vetëm për shqiptarët, por këto kushte i kanë edhe shtetas të tjerë. Edhe përveç faktit që ata nuk ekstradohen, por në Dubai kanë edhe siguri të lartë dhe për hir të së vërtetës, siç e tha edhe gazetari, atje nuk mund të shikojnë shtrembër njeri - tjetrin e jo më të mendojnë të reagojnë. Pra, rriten edhe kushtet e sigurisë të jetës aty.

Kuptohet shkaku kryesor ishte goditja nga shteti shqiptar, dalja në operacionin “Revanshi” etj...që janë larguar. Por përpos kësaj, ata kanë edhe një siguri të lartë jetë dhe ndoshta duhet të kenë edhe mjete financiare. Atje, ata jetën e bëjnë shumë të qetë. Janë taksapagues dhe në gjykimin tim tendenca për ekstradim do të dështojë.

Unë nuk e kam këtë informacion që ministri e ka paraqitur si arritje, por do ta quaja qesharak nëse e ka bërë atë rastin paraprak. Problemi qëndron se janë kështu amatoreske këto lloj PR, sepse për hir të vërtetës në dijeninë time vetëm në rastin e një italiani ose nuk e di. Ka një nen që vetëm për terrorizëm mund të të ekstradojnë dhe duhet të lobosh shumë fuqishëm dhe për këtë dihet edhe potenca e shtetit tonë!

Pra mundësitë e ekstradimit të Durim Bamit praktikisht do të jene zero.....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco