Asgjësohen mbi 1 mijë bimë kanabis në Krujë

Asgjësohen mbi 1 mijë bimë kanabis në Krujë

08:58, 20/06/2024
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Njoftimi i plotë:

Krujë/ Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco