EMRI/ Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Fier

EMRI/ Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Fier

10:28, 20/06/2024
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.

I riu u kap në flagrancë  duke shitur lëndë narkotike, në doza.

Policia njofton se ka arrestuar 20-vjeçarin Redion Hoxha, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco