Itali/ Aksident i rëndë, vdes 54-vjeçarja shqiptare

Itali/ Aksident i rëndë, vdes 54-vjeçarja shqiptare

15:11, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare ka mbetur e vdekur mbrëmjen e djeshme, e mërkurë 22 maj 2024, pasi është përplasur nga një makinë. 

Sipas raportimeve të mediave italiane, në makinën që e ka përplasur për vdekje shqiptaren, ka qenë një tjetër 35-vjeçare, e cila ka rezultuar negative në testin e alkoolit.

Referuar rikonstruksioneve të para të rastit, mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident me vdekje në Fano në provincën e Pesaros.

Mësohet se ka humbur jetën një grua rreth 56-vjeçare me origjinë shqiptare. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Via VI Strada në Bellocchi. Ora e aksidentit duket të jetë vonë në mbrëmje; pak pas orës 23:00, rreth orës 23:15 të mërkurën më 22 maj 2024.

Sipas asaj që u gjet, duket se gruaja ishte duke ecur në anën e djathtë të korsisë para përplasjes. Gruaja duket se është përplasur nga një makinë Smart. Drejtuesi i kësaj të fundit mësohet të ketë qenë një grua rreth 35 vjeçe, gjithashtu banuese në Fano. Gruaja duket se nuk ka arritur të ndalojë në kohë, duke e godeitur 56-vjeçaren. Përplasja ka qenë aq e dhunshme sa që zonja shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, drejtuesja e mjetit është ndalur menjëherë për të ofruar ndihmë. Për më tepër, ajo ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, e cila megjithatë do të kishte rezultuar e kotë. Punonjësit e policisë rrugore të Caglit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit. Këta të fundit duket se kanë urdhëruar sekuestrimin e makinës Smart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco