EMRI/ Kultivonte drogë në pyll arrestohet një person në Krujë

08:48, 20/05/2024
A+ Aa A-

Akuzohet se kultivonte drogë në pyll, arrestohet nga policia një person në Krujë.

Njoftimi:

Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin e koduar "Plant 3". 

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi Bujar Muka, 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë. 

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco