Arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

09:02, 05/05/2024
A+ Aa A-

Bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç.

Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i ka vrarë me sende të forta.

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Bridishtë, por policia po heton për zbardhjen e shkakut.

Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco