Pengoi policin në ushtrimin e detyrës, e pëson keq shqiptari në Mal të Zi. Dënohet me…

Pengoi policin në ushtrimin e detyrës, e pëson keq shqiptari në Mal të Zi. Dënohet me…

12:16, 18/05/2024
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar shqiptar e ka pësuar keq, pas sjelljes së tij me policinë malazeze.

Shqiptari me inicialet Z.L., është dënuar me 15 ditë burg për pengim të punonjësit të policisë në një lokal në Ulqin të Malit të Zi, njofton Gjykata për Kundërvajtje në Budvë.

Të enjten rreth orës 21:00. në një objekt hoteliere në rrugën “Majke Tereza” në Ulqin, ai i ka ndërhyrë policit OB Ulqin Lj. H. i cili ka kryer aksionin zyrtar të kontrollit të vendbanimit dhe punës së të huajve, në atë mënyrë që fillimisht ka refuzuar të identifikohet, e më pas i ka shprehur disa kërcënime të rënda, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco