FOTO/ Angli, burgosen dy trafikantët shqiptarë që përdornin çartera dhe kamionë për të futur emigrantë Takimi i përgjuar i kontrabandistëve shqiptarë Hilaj dhe Kadena, në një pijetore - i regjistruar nga oficerët e fshehtë.

FOTO/ Angli, burgosen dy trafikantët shqiptarë që përdornin çartera dhe kamionë për të futur emigrantë

12:00, 18/05/2024
A+ Aa A-

Britani e Madhe - Dy shtetas shqiptarë që drejtonin një punishte kartash falso identifikimi dhe u merrnin emigrantëve 10,000 paund për t'u futur në Mbretërinë e Bashkuar me avionë të vegjël ose në pjesën e pasme të kamionëve, janë burgosur.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë në Gjykatën e Kurorës në Southëark në muajin mars për shkelje të ligjit të imigracionit.

Të dy përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga veriu i Francës për në një aerodrom në Essex, përpara se policia t’u shkatërronte planet dhe agjentët e fshehtë fotografuan takimin e tyre 'urgjent' në një pijetore.

Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe, NCA,  tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në vitet 2016 dhe 2017 ishin 'të lidhura kryesisht me Myrteza Hilajn' – tre prej tyre përfshinin avionë të lehtë dhe të tjerë, emigrantë që hipnin në pjesën e pasme të kamionëve.

Kreshnik Kadena veproi si ndihmës i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandën e emigrantëve duke përdorur aeroplanët e lehtë.

Të dy ata u dënuan në total me pesë vjet e dy muaj burg, tha të premten Agjencia britanike e Krimit (NCA).

Dënimi i tyre pasoi një hetim 8-vjeçar nga agjencia, i koduar si Operacioni Micropus, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Piloti i këtij grupi ngrihej nga North Weald Airfield në Epping Forest, Essex dhe do të fluturonte për në aeroportin Le Touquet në brigjet e Francës  për të mbledhur tre deri në katër emigrantë e për t'i dërguar kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar në çdo udhëtim.

Më pas, piloti do të fluturonte për në Aerodromin Stapleford, gjithashtu në Epping Forest, ku emigrantët do të zbrisnin nga avioni dhe do të priteshin nga Kreshnik Kadena.

Emigrantët shqiptarë do të paguanin "deri në 10,000 paund" për tranzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas edhe "disa qindra paund shtesë" për dokumente false, tha Agjencia britanike e Krimit.

Pas një përgjimi të policisë në Francë më 17 korrik 2017, ku avioni i të dyve zbarkoi në tokë, agjencia tha që Hilaj dhe Kadena, të dy në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të ligjshme, u panë që kishin r një "takim në një pijetore lokale". Gjatë gjyqit Kadena kishte pretenduar se ajo ishte "të pirë për ditëlindjen" e tij.

Hilaj, i cili kishte ardhur në Britaninë e Madhe në vitet 1990 dhe më parë punonte si pronar restoranti dhe roje sigurie, i furnizonte emigrantët me dokumente false.

Një grup i falsifikimit me karta falso identiteti i dha Hilajt shumë prej tyre - duke përfshirë pesë individë që prodhuan 'dhjetëra mijëra' dokumente të tilla në një objekt në Stratford për t'u përdorur në mashtrime bankare.

Ai mori gjithashtu dokumente nga një burrë që drejtonte një punishte pasaportash nga papafingo e tij në Battersea, Londër./ar.sh/SYRI.NET

ImageImageImage

Pas ndalimit të avionit të grupit, kontrabandistët shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, zhvilluan një takim krize në një pijetore - ku u regjistruan nga oficerët.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco