Gjinaj: SPAK zbuloi lidhjet e politikës-policisë dhe krimit. Ish-deputeti, Ndoka ishte koka e grupit në Lezhë

15:44, 18/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të folur mbi operacionin e zhvilluar nga SPAK ishte gazetari, Fation Gjinaj.

Gjinaj i cili në komunikimet e tij me persona që kishin dijeni për operacionin e SPAK është shprehur se ky aksion ka sekuestruar miliona euro pasuri dhe janë zbuluar lidhjet mes policisë-politikës dhe krimit.

"I gjithë ky bilanc qarkullonte i lirë i patrazuar edhe pse ishin në qeli nuk i mungonte komunikimi në boten e krimit. Krijimi i grupe kriminale brenda dhe jashtë burgu dhe vendosja e tyre ne Emiratet Arabe për ti shpëtuar burgosjes.

Në të ardhmen do të ketë dhe një hetim pasuror që do të tregoi se cilat janë resurset e këtyre grupeve kriminale.

Disa drejtues të grupeve kriminale edhe pse ishin miq në të kaluarën janë prishur në pazare dhe janë kthyer në armiq madje krijojnë dhe aleanca me palë të njohura si kundërshtare në fillim për të arritur që llimet e tyre.

Kemi vrasje dhe tentativë vrasje si rasti i Durim Bamit në Nikël të Krujës. Këta emra kanë politikën brenda kanë drejtësinë, paratë, kanë rrugët e informimit, vrasësit i kanë të gjitha kushtet e duhura për të kryer krime."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco