Operacion antidrogë në Tiranë kundër shpërndarësve në shkolla, mbi 20 të arrestuar

Operacion antidrogë në Tiranë kundër shpërndarësve në shkolla, mbi 20 të arrestuar

08:04, 02/05/2024
A+ Aa A-

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka nisur një aksion kundër shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës në të gjithë kryeqytetin dhe rrethinat.

Janë lëshuar rreth 30 urdhër-arreste, prej të cilave deri këtë mëngjes njoftohet se janë zbatuar 20. Dhjetë persona janë në kërkim.

Operacioni është në zhvillim dhe ka nisur gjatë natës. Të arrestuarve iu janë gjetur sasi lënde narkotike dhe vlera të konsiderueshme monetare.

Një konferencë shtypi pritet në orën 9:00 nga drejtuesit e Policisë së Tiranës mbi rezultatet e operacionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco