SYRI TV/ Sindikata e Pedagogëve deklaratë për mediat, Kovaçi: Zgjedhjet në universitet të jenë të ndershme

21:37, 16/05/2024
A+ Aa A-

 

Përmes një deklarate për mediat Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë foli për zgjedhjet në universitete dhe kërkesat e Peticionit të Sindikatës dhe Profesoratit.

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, bëri thirrje që zgjedhjet të jenë ndershme e të mirëorganizuara, teksa u ndal edhe tek kërkesat e peticionit ritja për të cilat stafi pegdagogjik ka ende disa pakënaqësi, për mosrealizimin total të tyre.

SYRI TV

Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë përmes një deklarate për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet në universitete dhe deri në ç’fazë është realizimi i kërkesave të Peticionit të Sindikatës dhe Profesoratit.

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, u shpreh se zgjedhjet për organet kolegjiale dhe drejuesit e universiteteve publike që pritet të zhvillohen më 21 qershor, duhet të jenë të ndershme e të mirëorganizuara.

Profesori Sandër Kovaçi u ndal edhe tek kërkesat e peticionit të Sindikatës, kryesisht tek rritja e pagës për pedagogët dhe rritja e financimit të kërkimit shkencor, për të cilat stafi pegdagogjik ka ende disa pakënaqësi, për mosrealizimin total të tyre.

I pyetur nëse shihet mundësia e rikthimit në protesta, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, nuk e përjashton si mundësi, por pas ndjekjes së disa hapave.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco