Shpëthimi në biznesin e tij ku vdiqën dy persona/ Drejtësia amniston deputetin socialist, Bujar Çela

Shpëthimi në biznesin e tij ku vdiqën dy persona/ Drejtësia amniston deputetin socialist, Bujar Çela

14:31, 16/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqj vendimin e Shkallës së Parë për personat e proceduar lidhur me shpërthimin në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku për pasojë humbën jetën dy punonjës dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe vetë deputeti.

Avokatët kishin kërkuar heqjen e masës së pazullimit për inspektorët e IMT Lushnje. Ndërkohë nga ana tjetër SPAK vijon hetimet ku ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimeve, përfshirë akt-ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa është në pritje të konkluzioneve që do të nxirren. Vetë deputeti deri më tani rezulton i “amnistuar” nga drejtësia, pasi ndonëse u konstatuan shkelje duke nisur që nga “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelje e rregullave në punë”, nuk është marrë asnjë masë apo të jetë ngritur akuzë ndaj tij. 

Nga shpërthimi humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha babë e bir, që e kishin ditën e parë të punës dhe të paregjistruar si punëmarrës në instancat përkatëse, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë. Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore, Prokuroria e Posaçme zbriti në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit. Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua ishte Leonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet. Edhe ky i fundit qëndroi në qeli vetëm 2 ditë, duke u liruar pa asnjë masë, teksa GJKKO tha se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco