Gjenden veshjet dhe biçikleta e 58-vjeçarit në afërsi të rezervuarit të Prrenjasit. Ja dyshimet e para

Gjenden veshjet dhe biçikleta e 58-vjeçarit në afërsi të rezervuarit të Prrenjasit. Ja dyshimet e para

09:52, 25/04/2024
A+ Aa A-

Një 58-vjeçar me iniciale Xh.D., i larguar që mëngjesin e djeshëm nga banesa, dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit.

Këto dyshime i ka ngritur kushëriri i tij, shtetasi me iniciale Y.M., i cili rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka njoftuar sallën operative se ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit në afërsi të rezervuarit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, shërbimet policore së bashku me familjarë të tjerë kanë nisur kërkime përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të 58-vjeçarit janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak | Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco