SYRI TV/ Ish-kryebashkiakja e Libohovës merret e pandehur, SPAK: Dëmi i shkaktuar 362,480 lekë

15:55, 04/05/2024
A+ Aa A-

Një tjetër ish kryetare bashkie është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’. Luiza Mandi ish kryetare e Bashkisë së Libohovës përfaqësuese e Partisë Socialiste është kallëzuar nga një qytetar. Luiza Mandi pasi ka tenderuar ndërtimin e një rruge, nuk ka nisur procedurën e shpronësimit për tokën në pronësi të një qytetari. SPAK pasi ka parë procedurën e ndjekur nga ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës ka vendosur ta marrë nën hetim dhe ta çojë të pandehur megjithëse ajo rezulton jashtë Shqipërisë.

SYRI TV

Luiza Mandi ish-kryebashkiake e Libohovës e zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste është marrë e pandehur nga Gjykata e Posacme për vepren penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillonte një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës. Duke u njohur më këtë fakt qytetari ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur. Por gjatë përfundimit të punimeve denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ndërtimi ishte shtrirë edhe në siperfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.

Në këto kushte Prokuroria e Posaçme ka nisur dhe ka sekuestruar projektin në fjalë dhe ka konstatuar se ishte cënuar pronësia e familjes nga Libohova.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Sipas burimeve Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë Shqipërisë e ndërsa hetimi ndaj saj është kryer në mungesë në gjendje të lire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco