Operacioni i dekonspiruar, SPAK-ut i ngelin në dorë urdhër-arrestet për Arben Ndokën dhe familjarët e ish deputetit Ndreca

Operacioni i dekonspiruar, SPAK-ut i ngelin në dorë urdhër-arrestet për Arben Ndokën dhe familjarët e ish deputetit Ndreca

10:20, 18/05/2024
A+ Aa A-

Një ditë më parë një operacion propagandistik i SPAK dështoi në mënyrë spektakolare. Nga 50 urdhër-arreste, vetëm 8 u ekzekutuan pasi, pjesa tjetër duket se u njoftua paraprakisht nga bashkëpunëtorët e krimit në drejtësi, polici e politikë.

Pas dështimit të operacionit, SPAK-ut i kanë mbetur në dorë urdhër-arrestet dhe vijon të ushqejë opinionin publik me propagandë mediatike duke publikuar disa herë më ditë listën e urdhër-arresteve në media.

Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit.

 Mësohet se janë lëshuar urdhër arresti për kushërinjt Astrit dhe Aldo Avdylaj. Astrit Avdylaj dyshohet si kreu i grupit kriminal.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në një njoftim në lidhje me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC.

Operacioni policor për kapjen e personave për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm (17 Maj) ndërsa vijon edhe ditën e sotme.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Në Nikël janë shpallur në kërkim të ‘fortët’, mes tyre Durim Bami, i cili akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e Marklen Hakës, atentat ku mbeti e vrarë halla e tij. Po ashtu në këtë krim akuzohet si i përfshirë dhe vëllai i Enver Stafukës ( i rrëmbyer dhe i zhdukur prej vitit 2015), Naim Stafuka, i cili u arrestua ditën e djeshme.

Ndërkohë, në pranga janë vendosur edhe disa furnitorë me armë dhe drogë të Niklës. Në këtë operacion ka pasur dhe persona të arrestuar jashtë, apo ata që veprojnë nga brenda burgjeve.

Masa sigurie janë lëshuar për:

1-Leonard Duka arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos

2-Erlis Duka në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos

3-Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës

4-Arben Ndoka në kërkim ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza”

5-Xhevi Ndoka vëllai i Arben Ndokës arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg

6- Samuel Ndoka, nipi i Arben Ndokës

7- Armando Ndreca, vëllai i deputetit Eduard Ndreca i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata.

8-Elvis Ndreca djali xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca

9- Astrit Avdylaj në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

(Injohur në Dosjen 339. Ai u arrestua në vitin 2018, si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Has. Është liruar nga qelia e paraburgimit. Vendimi që u mor të hënën lidhet me tejkalim të afateve procedurale hetimore). (Me pikëpyetje emri i Altin Avdylajt nëse ka masë sigurie)

10-Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje

11-Albert Zaja arrestuar në 2021 për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, komunikuar masa në burg

12- Durim Bami në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën. Nga atentati që iu bë këtij të fundit më 21 shtator 2019 mbeti e vdekur halla e tij. (Me pikëpyetje emri i Valter Bamit nëse ka masë sigurie)

13-Naim Stafuka, vëllai i Enverit të zhdukur prej kohësh pa gjurmë. Burimet thonë se Durim Bami siguroi kushte për të vrarë Marklen Hakën dhe në këtë ngjarje u përfshi edhe Stafuka.

14-Marklen Haka personazh i njohur, disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale, rezultonte i lirë por ruhej nga kundërshtarët disa prej të cilëve më herët i kishte miq e bashkëpunëtorë

15-Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg

16-Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit. Gjykohet për vrasjet e 2005 ndaj Vajdin Lames e Klodian Saliut.

17-Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë pjesë e grupit të Durrësit, akuzuar për vrasjet e 2005 Vajdin Lames e Klodian Saliut, gjykohet në mungesë

18-Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg

19- Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020, ku në fakt duhet të qëndronte përjetë me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha.

20- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”. Detaje të reja zbardhen nga operacioni i SPAK, ndaj anëtarëve të grupeve kriminale më vend. Gjatë kontrolleve të banesave janë sekuestruar edhe armë të mdryshme e municione si dhe vlera të konsiderueshme parash. Në Shkozet të Durrësit Forcat Operacionale nuk arritën të gjejnë dot Ervis Doçin, që njihet edhe si “Visi i Pojës”, por nga kontrollet kanë mbetur të befasuar. Shifra të çmëndura parash dhe bëhet fjalë për miliona euro janë konstatuar në banesë thonë burime të rezervuara. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar edhe automjete mes tyre të blinduara.

21-Denis Meta kapet në Spanjë

22-Arjan Tuku kapet në Itali

23-Mir Bruli kushëri i Pëllumb Gjokës, biznesmen i njohur në Velipojë

24- Henrigert Mitri, ish drejtues i Policisë Lezhë

25-Klodian Shahini ish punonjës policie kufitare

26-Altin Morina ish efektiv i RENA-s, arrestuar rreth dy vite më parë me 113 mijë euro në makinë, i liruar nga qelia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco