Operacioni i SPAK, sekuestrohen miliona euro

Operacioni i SPAK, sekuestrohen miliona euro

09:55, 18/05/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i SPAK, ndaj anëtarëve të grupeve kriminale më vend. Gjatë kontrolleve të banesave janë sekuestruar edhe armë të mdryshme e municione si dhe vlera të konsiderueshme parash. Në Shkozet të Durrësit Fprcat Operacionale nuk arritën të gjejnë dot Ervis Doçin, por nga kontrollet kanë mbetur të befasuar. Shifra të çmëndura parash dhe bëhet fjalë për miliona euro janë konstatuar në banesë thonë burime të rezervuara. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar edhe automjete mes tyre të blinduara.

Nga ana tjetër listës së personave të arrestuar i shtohet edhe një emër tjetër, Naim Stafuka, vëllai i Enverit të zhdukur prej kohësh pa gjurmë. Burimet thonë se Durim Bani sigruoi kushte për të vrarë Marklen Hakën në Nikël të Fushë-Krujës më 21 shtator 2019, ku mbeti e vdekur halla e shenjestrës si pasojë e atentatit në banesë, dhe në këtë ngjarje u përfshi edhe Stafuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco