Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

Dhëndri i ish-deputetit të Ramës tentoi të vriste Bamin dhe 'Leksin e Druve'

Dhëndri i ish-deputetit të Ramës tentoi të vriste Bamin dhe 'Leksin e Druve'

11:05, 18/05/2024
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit që po kryhet nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale, në bashkëpunim me Interpol është arrestuar në Itali, Arian Tuku.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. ‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Gjithashtu, 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. 

Atentati ndaj Durim Bamit u bë më nëntor të 2020, ku ndaj tij u qëllua me 5 plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra.

Durim Bamit i kishin zënë pritë në urën e Tapizës. Pas atentatit, autorët dogjën makinën në Valias dhe brenda saj u gjet edhe një kallashnikov.

Po sipas SPAK, në 2020, Arian Tuku ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco