Donin të eliminonin Durim Bamin, zbulohet kush qëndron pas planit për vrasjen e të fortit të Niklës

Donin të eliminonin Durim Bamin, zbulohet kush qëndron pas planit për vrasjen e të fortit të Niklës

11:31, 18/05/2024
A+ Aa A-

Astrit dhe Aldo Avdylaj dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e Durim Bamit.

 Astrit dhe Aldo Avdylaj, të cilët janë shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, mësohet se donin të eliminonin të fortin e Niklës, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë Astrit Avdylaj dyshohet si kreu i grupit kriminal. Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në një njoftim në lidhje me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC.

Operacioni policor për kapjen e personave për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm (17 Maj) ndërsa vijon edhe ditën e sotme.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Në Nikël janë shpallur në kërkim të ‘fortët’, mes tyre Durim Bami, i cili akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e Marklen Hakës, atentat ku mbeti e vrarë halla e tij. Po ashtu në këtë krim akuzohet si i përfshirë dhe vëllai i Enver Stafukës ( i rrëmbyer dhe i zhdukur prej vitit 2015), Naim Stafuka, i cili u arrestua ditën e djeshme.

Atentati ndaj Durim Bamit

Atentati në Urën e Tapizës në nëntor 2020, ku mbeti i plagosur Ervin Kodra, dyshohet se ishte organizuar për të ekzekutuar kushëririn e tij, Durim Bami, i cili ndodhej në të njëjtën makinë.

Durim Bami dhe djali i dajës, Ervin Kodra, mësohet se ishin duke udhëtuar nga Kamza në Fushë-Krujë, ndërkohë që mbi Urën e Tapizës ranë në breshërinë e plumbave. Persona ende të paidentifikuar kishin zënë pozicion pranë një pike mermeri që ndodhej pranë Urës së Tapizës dhe në momentin që kanë parë makinën e Bamit, derdhën një duzinë me plumba në drejtim të saj.

Dy kushërinjtë arritën të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke u favorizuar edhe nga makina që ishte e blinduar. Makina e Bamit mori 5 plumba automatiku, por mjeti me të cilin ai lëvizte ka qenë i blinduar dhe i ka mbrojtur mirë.

Në vendngjarje u gjetën dy lloje gëzhojash: automatiku dhe pistolete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco